Milan dhe Roma kanë gati shkëmbimin surprizë.
Milan është në kërkim të përforcimeve për vijën e mesfushës, pasiqë Franck Kessie do ta vazhdojë karrierën te Barcelona.
Renato Sanches është objektivi kryesorë i Rosonerëve, por sipas raportimeve të fundit Maldini ka piketuar edhe një tjetër përforcim për vijën e mesfushës.
Sipas së përditshmes italiane Corriere della Sera, Milan synon transferimin e Bryan Cristiantes nga Roma.
Cristante po bën një sezon të mira te Roma duke realizuar 3 gola dhe 1 asist në 38 ndeshje të luajtura.
Për të siguruar shërbimet e Cristantes, Milan është i gatshëm t’ia ofrojë Romës kartonin e Tommaso Pobegas.
Pobega po bën një sezon të shkëlqyeshëm te Torino dhe te Roma janë të hapur për këtë shkëmbim.