Raheem Sterling sipas mundësive më të mëdha nuk do të rinovojë me Manchester City dhe e ardhmja e tij pritet që të jetë në Serie A.
Njëra prej skuadrave më të mëdha italiane ka shfaqur interesim për transferimin e yllit të kombëtares angleze dhe gjatë merkatos verore po kërkon të finalizojë gjithçka.
Bëhet fjalë për Milanin, skuadër e cila po e monitoron me kujdes situatën në të cilën gjendet futbollisti i Citizens.
Sterling nuk është më një titullar i padiskutueshëm i Pep Guardiolas dhe largimi i tij është duke u përfolur që disa afate kalimtare rradhazi.
Sipas Fichajes, Milan është duke bërë gati një ofertë në drejtim të Cityt për shërbimet e Sterling, ofertë kjo që mund të bindë drejtuesit e skuadrës angleze.
Ka raportime se 27 vjeçari i ka ofruar shërbimet e tij për Rossonerët nëpërmjet të agjentit të tij.