Gazzetta dello Sport gjatë ditës së hënë ka shpërndarë lajmin që shitja e skuadrës së Milanit është pranë finalizimit para fundit të sezonit.
Investitorët nga Bahreini, Investcorp shumë shpejt do të blejnë aksionet e kuqezinjëve nga Ellioti.
Vlera e kësaj shitjeje do të arrijë shifrën e 1.1 miliardë eurove ku Elliot pritet të përfitojë 300 milionë euro pasi më herët e kishte blerë skuadrën më lirë për shkak të borxheve që duheshin paguar.
E përditshmja italiane tashmë ka zbuluar planin e Paolo Maldinit për të përforcuar skuadrën me pronarët e rinj.
Dy emrat e parë që pritet të vijnë në San Siro janë atë të Sven Botman nga Lille dhe Divock Origi prej skuadrës së Liverpool.
Por kjo listë është shumë më e gjatë ku përfshihen emra të tjerë si Christofer Nkunku nga RB Leipzig, Nicolo Zaniolo i Romës, Aurelian Tchouameni nga Monaco dhe Sebastien Aler nga Ajax.