Njëri prej futbollistëve më të mirë të Eintracht Frankfurt, Filip Kostic, nuk është më një objektiv për skuadrën e Interit, bën të ditur gazetari sportiv Alfredo Pedula.
Vera po afrohet dhe gjithashtu edhe periudha e transferimeve e cila pritet të sjellë shumë lëvizje në Kontinentin e Vjetër.
Kostic tashmë po bëhet gati një transferim të madh pas këtij sezoni të shkëlqyer me skuadrën gjermane dhe ndeshja në Camp Nou kundër Barcelonës tregoi më së miri për cilësitë e tij.
Më herët ishte raportuar për një transferim të tij tek Inter mirëpo Alfredo Pedula tashmë ka hedhur dritë mbi të ardhmen e tij.
Kostic pritet që të përfundojë në kryeqytetin italian dhe një betejë në merkato po zhvillohet në mes të Romës dhe Lazios për kartonin e tij.