Siç po rrjedhin ngjarjet Rodrigo De Paul pritet që të largohet nga Atletico Madrid pas vetëm një vit qëndrimi tek kjo skuadër.
Mesfushori argjentinas nuk ka arritur që të përshtatet me futbollin e Los Colchoneros dhe për këtë arsye po mendon rikthimin në Apenine, por kësaj rradhe jo tek Udinese.
Interi është skuadra favorite për transferimin e argjentinasit i cili nuk e sheh më veten nën urdhërat e bashkëkombasit, Diego Simeone.
Mediat italiane bëjnë të ditur se përfaqësuesit e 27 vjeçarit tashmë kanë zbritur në Itali dhe kanë filluar bisedimet me drejtuesit e Interit për një transferim në Giuseppe Meazza.
Atletico është e gatshme të lejojë largimin e tij mirëpo ka kërkuar një shumë prej 35 milionë eurosh për kartonin e tij.