Paolo Maldini po i kushton shumë rëndësi merkatos që pritet të hapet edhe disa javë.
Një goditje tejet e rëndësishme pritet që të realizohet nga drejtori teknik i Rossonerëve edhe atë në dëm të Juventusit.
Gjatë kësaj vere pritet të ketë shumë futbollistë që do të largohen nga skuadrat respektive dhe njëri ndër ta është edhe Angel Di Maria i cili po kërkon një kalim në Serie A.
34 vjeçari argjentinas po kërkon një tjetër skuadër në nivel të lartë dhe Milan është një emër që mund ti plotësojë dëshirën atij.
Lajmin për një transferim të mundshëm e ka dhënë gazetari sportiv Ekrem Konur për të përditshmen spanjoll ‘Fichajes’ ku tregoi që Rossonerët po përcjellin me shumë kujdes situatën e yllit të Paris Saint Germain.