Sulmuesi belg i Liverpool, Divock Origi pritet të largohet nga Anfield me parametra 0 gjatë merkatos së verës dhe destinacioni i rradhës pritet të jetë Serie A.
Divock Origi dhe AC Milan çdo ditë e më shumë po afrohen rreth arritjes së një marrëveshje që do ta sjellë qendërsulmuesin e The Reds në San Siro.
Milan që disa muaj është duke e vëzhguar dhe fakti që kontrata e tij skadon në fund të sezonit kanë bërë që Rossonerët të kenë një marsh më shumë në këtë garë me kohën.
Origi ishte pjesë e Liverpool për 6 sezone ku në një sezon u huazua tek Wolfsburg, ndërkohë që me The Reds ka shënuar plot 171 gola.