Arthur po bëhet gati që të përshëndetet me Juventusin gjatë merkatos verore.
Përkundër faktit që ka një kontratë me Zonjën e Vjetër deri në 30 qershor të 2025, me 28 ndeshje të zhvilluara dhe vetëm 1 asist të realizuar, ai nuk duket i denjë për një qëndrim në Continassa.
Biankonerët tashmë kanë gjetur emrin me të cilin braziliani pritet të shkëmbehet gjatë merkatos së verës.
Fjala është për Thomas Partey i Arsenal, i cili është një dëshirë disa vjeçare e Zonjës së Vjetër.
As Partey nuk po kalon një formë të kënaqshme me Topçinjtë dhe tekniku Mikel Arteta mund të jap dritën jeshile për një shkëmbim mes tyre.