Humbjen e fundit kanë qenë shumë të vështira për tu pranuar nga drejtuesit e Napolit dhe Luciano Spalletti pritet të largohet në përfundim të këtij sezoni.
Aurelio De Laurentiis tashmë duket se e ka ndarë mendjen dhe emri i ri për stolin tashmë është gjetur dhe vjen gjithashtu nga Serie A.
Il Corriere dello Sport bën të ditur se bëhet fjalë për teknikun e Fiorentinës, Vincenzo Italiano i cili po bën një punë të shkëlqyer me skuadrën nga Firenze.
Nëse ky objektiv nuk arrihet atëherë De Laurentiis ka gati planin B.
Fjala është për Roberto De Zerbi i cili aktualisht është duke drejtuar skuadrën e Shakhtar Donetsk, në disa miqësore larg Ukrainës ku lufta me Rusinë po vazhdon akoma.
Pavarësisht kësaj, Napoli do të përpiqet që të përfundojë sezonin në mënyrën më të mirë.