‘Mourinho show’ vazhdon: U paguan 55 milionë euro për të, tashmë ai vjen si huazim tek Roma!

Roma ka arritur që të kualifikohet për në finalen e Ligës së Konferencave me fitoren 1-0 ndaj Leicester City dhe tashmë vëmendja e Jose Mourinhos ka kaluar edhe tek merkatoja verore.

Siç bën të ditur e përditshmja britanike ‘The Sun’, Roma po bëhet gati për transferimin e yllit të Manchester United, Aaron Wan-Bissaka.

24 vjeçari u transferua në Old Trafford në vitin 2019 nga Crystal Palace për një shumë prej 55 milionë eurosh.

Mirëpo ai nuk arriti pritshmëritë tek Djajtë e Kuq duke bërë kështu që të mendohet huazimi i tij tek Giallorossët gjatë kësaj vere.

Këtë sezon në Premier League ka zhvilluar 20 ndeshje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here