Me muaj të tërë po përflitet për largimin e Nicolo Zaniolos nga Roma dhe deri më tani skuadra e vetme në garë ishte Juventusi, situatë e cila tashmë ka ndryshuar.
Tuttosport bën të ditur se për futbollistin e lindur në vitin 1999 në garë tashmë ka hyrë edhe Milani e cila ka një plan konkret për ta bërë për vete italianin.
Roma ka shprehur gatishmërinë e saj për shitjen e Zaniolos për cilëndo skuadër që është e gatshme të ofrojë 50 milionë euro.
Mirëpo Milan me në krye Stefano Piolin po planifikon një shkëmbim mes tij dhe një emri i cili tek Rossonerët nuk është shumë i rëndësishëm.
Fjala është për Ismael Bennacer që pritet të sakrifikohet por ende nuk dihet se edhe sa para do të jetë në gjendje të ofrojë Milan.