Zlatan Ibrahimovic mbetet ZLATAN! Nje legjende e futbollit qe ende nuk ka vendosur se cfare do te beje me karrieren e tij teksa po i afrohet ditelindjes se 41-te te tij. Nje sezon me me shume ulje se sa ngritje, shkak demtimet dhe problemet fizike.
Megjithate, ai fitoi nje tjeter titull, u rikthye ta marre ne Serie A me Milanin pas 11 vitesh dhe i shtohet dhomes se tij te trofeve, qe eshte shume e pasur. Suedezi dhuroi show ne momentin e medaljes teksa ndezi edhe nje puro dhe me pas hapi shampanjen duke lagur tifozet.
Por, sot ka dale edhe diskutimi i tij ne dhomat e zhveshjes me te gjithe futbollistet kuqezi, stafin teknik dhe drejtuesit. ‘ I dua te gjithe ketu. Djema qendroni te qete, nuk ju thirra per t’iu thene lamtumire (qesh). Kur e kemi nisur nga dita e pare, qe kur erdha une dhe me pas te tjeret, jo te gjithe besuan tek ne.
Kur kemi kuptuar se duhet te bejme shume sakrifica, te besojme, te vuajme dhe te punojme, kur ndodhi kjo ne jemi bere nje grup. Dhe me grupin mund te arrish keto qe ne kemi arritur.
Tani ne jemi kampiona te Italise. Fillimisht dua te falenderoj te gjithe lojtaret. Tani dua te flas ne emer te te gjithe skuadres dhe te falenderoj Maldinin, Massara dhe Gazidis. Nuk ishte e lehte por kete kampionat e kemi luajtur me nje grup te vertete.
Siç kam thene edhe ne fillim te kampionatit askush nuk besoj tek ne por ne fakt keto fjale na bene edhe me te forte. Jam shume krenar per te gjithe ju.
Tani ju kerkoj te me beni nje nder: festoni si kampione sepse Milan nuk eshte Milan, Italia eshte Milan.’
AlwayZ believe in @Ibra_official 💪#AlwaysWithYou #SempreMilan pic.twitter.com/jZVY3OqwBI
— AC Milan (@acmilan) May 23, 2022