Lajm bombastik, Pablo Gavi në Serie A!
Mesfushori i Barcelonës, Pablo Gavi është njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë kësaj merkatoje, pasiqë kontrata i skadon vitin e ardhshëm.
Gavi është në bisedime për rinovimin e kontratës, por marrëveshja nuk është arritur ende dhe nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë gjigantët europian.
Klauzola e Gavit është 50 milionë euro dhe Barcelona do të jetë e detyruar ta shesë këtë verë nëse nuk arrihet marrëveshja për rinovimin e kontratës.
Interesim për Gavin ka shfaqur Liverpooli, por sipas raportimeve në garë është përfshirë edhe Milani.
RedBird është i gatshëm të shpenzojë 50 milionë euro për Gavin dhe bisedimet me agjentin pritet të filllojnë së shpejti.