Operacion 100 milionë euro: Ylli i Milanit në Londër, ndërsa ylli i Chelsea në San Siro!

Milan dhe Chelsea kanë gati shkëmbimin e merkatos së verës.

Milan dhe Chelsea kanë pësuar ndryshime në drejtimin e klubit dhe në verë priten ndryshime të mëdha te të dyja skuadrat.

Njëri nga lojtarët që pritet të largohet nga Chelsea është Jorginho, pasiqë Juventus synon transferimin e 30-vjeçarit këtë  verë.

Blutë e Londrës janë të gatshëm ta lënë të lirë Jorginhon dhe sipas raportimeve të fundit kanë gjetur zëvendësuesin ideal të brazilianit te Milanit.

Chelsea ka piketuar mesfushorin e Milanit, Ismael Bennacer, si zëvendësuesin ideal të Jorginhos.

Blutë e Londrës janë të gatshëm t’ia ofrojnë Milanit kartonin e Christian Pulisic në këmbim të Bennacer.

Milan ka shfaqur interesim për Pulisic dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here