Merkatoja e skuadrës së Milanit mund të shohë një shkëmbim të madh gjatë javëve të ardhshme me një vlerë prej më shumë se 100 milionë eurosh.
Fati i Rafael Leaos nuk do të jetë më në San Siro dhe Paolo Maldini po punon që të marrë maksimumin nga largimi i tij.
Bëhet fjalë për një marrëveshje të dyfishtë me skuadrën e Chelseas, ku dy yjet e kësaj skuadre pritet të veshin fanelën e kuqezinjëve.
Një shumë parash prej 40 milionë eurosh plus shërbimet e Hakim Ziyech dhe Jorginhos mund të marrin aprovimin e Rossonerëve për të nënshkruar një marrëveshje javëve të ardhshme.
Kjo marrëveshje do të jetë një nokaut edhe për skuadrën e Romës e cila ka javë që është vënë në ndjekje të Jorginhos, emër i cili pëlqehet tej mase nga Jose Mourinho.