Skuadër e frikshme: Ja formacioni i Interit për sezonin 2022-23 (FOTO)

Scudetto do të mbetet në Milano, por me ngjyrat zi kaltër!

Disa janë kurioz se kush do të jetë në portë, dikush tjetër është kurioz se kush do të qendrojë në mbrojtje.

Ka të tjere që duan të dinë se kush do të jenë titullaret në krah e mbi të gjitha, a do të jetë Dybala në qendër të sulmit?

Me sa duket, ditën e sotme, Sky Sport ka tentuar të japë një pergjigje për këtë pyetje duke treguar kshtu se si mund të luaj Interi sezonin e ardhshëm.

“Ne këtë moment që po flasim, Handanovic konsiderohet titullar në portë dhe Onana do ta nisë pergatitjen e verës pas tij.”

“Por synimi është që  Onana të bëhet portier i parë. Sa i përket mbrojtjes nëse asnjëri nuk do të largohet, mbrojtja do të ishte Skriniar-De Vrij-Bastoni, dhe nëse vjen Bremer, koston do e paguante De Vrij.”

“Ne krahun e djathtë Dumfries do të jetë titullar nëse nuk largohet dhe në qendër të mesfushes Barella-Brozovic-Calhanoglu janë të paprekshem. Ne krahun e majtë pas largimit të Perisic, titullar do të jete Robin Gosens.”

“Ne sulm, përkrah Lautaro Martinez mund te imagjinoni pa problem Paulo Dybala që është shume pranë transferimit te Interi. Koston per ardhjen e tij do e paguante Dzeko, qe do të jetë në stol.”

“Gjithmone nëse nuk vjen Lukaku sepse nëse rikthehet në Milano, Inzaghi mund të mendojë per cmendurinë e 3-4-3 me nje sulm të përberë nga Dybala-Martinez-Lukaku.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here