Juventus asesi nuk e ka në plan që të heqë dorë nga transferimi i Nicolo Zaniolos të Romës.
Pas një sezoni zhgënjyes, Biankonerët tashmë po kërkojnë që të krijojnë një skuadër sa më të fortë që të jetë e mundur.
Mesfushori i Romës dhe kombëtares italiane mbetet objektivi kryesor i Massimiliano Allegrit dhe ky i fundit ka bërë gati një emër të skuadrës për ta shkëmbyer.
Fjala është për Arthur i cili tek Juventus nuk arriti asnjëherë të tregojë potencialin e tij duke mbetur në hije gjatë këtyre dy viteve.
Por një detaj nuk po e bindë Romën dhe ai detaj është paga e lartë e Arthur, i cili aktualisht në Torino paguhet plot 5 milionë euro në sezon.
Por gatishmëria për bisedime ekziston tek të dy kampet kështu që deri tek arritja e marrëveshjes nuk duket të jetë një rrugë e vështirë.