Inter e mbylli sezonin e kaluar duke pasuruar koleksionin e trofeve me dy kupa, Superkupën e Italisë dhe Kupën e Anglisë, duke i shkuar shumë afër një mini-Tirplete.
Zikaltrit, në fakt, kanë humbur luftën për titull me Milan-in për shkak të një gafe të bërë nga portieri i dytë Radu në ndeshjen e rikuperuar kundër Bologna-s.
Një gabim që zikaltrit do të kërkojnë ta harrojnë sa më shpejt duke u kthyer te triumfi në Itali sezonin e ardhshëm. Për ta bërë të mundur këtë, drejtuesit e klubit do t’i dhurojnë Inzaghi-t një super ekip.
Më poshtë mund të shihni formacionin 3-4-1-2 me të cilin pritet që Simone Inzaghi të luajë sezonin e ardhshëm për t’u kthyer te fitorja në Itali dhe për të qenë protagonist në Europë.
Inter 2022/23 (3-4-1-2): Handanovic (Onana); Skriniar (D’Ambrosio), De Vrij (Bremer, Milenkovic), Bastoni (Dimarco); Dumfries (Darmian, Bellanova), Barella (Gagliardini), Brozovic (Asllani), Gosens (Udogie); Dybala (Calhanoglu, Mkhitaryan); Lukaku (Dzeko), Lautaro Martinez (Correa).