Emre Can rikthehet në Itali!
Pas një sezoni me shumë ulje dhe ngritje, te Borussia Dortmund pritet një revolucion gjatë kësaj vere.
Njëri nga lojtarët që pritet të largohet nga Signal Iduna Park është Emre Can dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë gjiganti italian.
Calcio Mercato, shkruan se Milan synon transferimin e Emre Can gjatë këtij afati kalimtar.
Rosonerët e shohin 28-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Franck Kessie dhe së shpejti pritet që të nisin bisedimet me Dortmundin.
Can ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024, ndërsa për shërbimet e tij Milan do të duhet të paguaj 10-15 milionë euro.