Lajm bombastik nga Spanja, Dani Alves rikthehet në Itali!
Mbrojtësi brazilian, Dani Alves e ka përfunduar aventurën e tij te Barcelona, pasiqë Blaugranët kanë vendosur që të mos e vazhdojnë bashkëpunimin.
Alves është futbollist i lirë dhe dëshiron të luaj sa më tepër për tu grumbulluar me përfaqësuesen e Brazilit në Botërorin e Katarit.
Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Alves është pranë rikthimit në Serie A.
39-vjeçari ia ka ofruar shërbimet e tij Spezias dhe bisedimet mes tyre kanë filluar.
Alves është i gatshëm të luaj për pagë shumë të ulët dhe sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në Itali.