Tashmë të gjitha supozimeve të mediave në Itali i ka ardhur fundi pasi Davide Frattesi ka arritur marrëveshjen me skuadrën e tij të re.
Fjala ësht për Romën e cila shumë shpejt pritet të dalë me komunikatë zyrtare që do të njoftojë për arritjen e një marrëveshje.
Mesfushori i talentuar italian do të rikthehet përsëri tek skuadra e tij e zemrës pas plot 5 sezonesh të kaluara tek Sassuolo, me marrëveshjen e cila do të përmbyllet pas dakordimit në disa detaje të vogla.
La Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme do të zhvillohet një takim i fundit mes përfaqësuesve të Romës dhe Sassuolos.
Roma posedon 30% të kartonit të lojtarit dhe do të paguajë 15 milionë euro plus shërbimet e Felix ose Cristiano Volpato.