Gati shkëmbimi i merkatos së verës, Achraf Hakimi rikthehet në Itali!
Mbrojtësi maroken, Achraf Hakimi la gjurmë në Serie A duke fituar titullin me Interin, por problemet ekonomike detyruan Neroaxurët që ta shesin atë verën e kaluar.
Por sipas raportimeve të fundit, Hakimi mund të rikthehet në Itali falë një super shkëmbimi.
Inter dhe PSG janë duke zhvilluar bisedime për disa javë me rradhë rreth transferimit të Milan Skriniar në Paris.
Neroaxurët kërkojnë 80 milionë euro për ta lënë të lirë sllovakun, ndërsa PSG është e gatshme tia ofrojë kartonin e Hakimit dhe 40 milionë euro,
Marotta nuk ia ka mbyllur derën këtij operacioni, pasiqë Manchester United dëshiron shërbimet e Dumfries.
Në rast se Inter arrin ta shesë Dumfries për 40 milionë euro, atëherë Neroaxurët do të shkëmbejnë Skriniar me Hakimin dhe do të përfitojnë 40 milionë euro të tjera edhe nga PSG, 80 milionë euro në total.