Shkëmbim fantastik: Luis Muriel tek Juventus, ylli i Biankonerëve në Bergamo!

Juventus pas humbjes së Paulo Dybalas dhe Alvaro Moratas është duke kërkuar alternativa të reja për sulmin. Biankonerët tashmë po kërkojnë që të sjellin emra të rinj në skuadër për tu bërë gati për sezonin e ri.

Reparti që Juventus dëshiron të përforcojë është ai i sulmit dhe emri i parë që ka përfunduar në mendjet e drejtuesve të Zonjës së Vjetër është ai i Luis Muriel.

Kolumbiani ka një vlerë që sillet diku rreth 15 milionë euro por skuadra e Allegrit po planifikon që të sakrifikojë yllin e saj.

Fjala është për Moise Kean i cili nuk ka arritur që të tregojë më të mirën e tij tek Juventus dhe skuadra e Gasperinit mund ti thotë po një emri të tillë duke marrë parasysh moshën e re të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here