Milan nuk ka të ndalur: Pas De Ketelaere, Rosonerët transferojnë edhe dy yje

Rosonerët nuk kanë të ndalur.

Fansat e Milanit janë duke festuar ardhjen e Charles De Ketelaere, por sipas raportimeve të fundit nuk mbaron me belgun.

Milan ka arritur të sigurojë shërbimet e Divock Origit dhe Charles De Ketelaere gjatë këtij afati kalimtari dhe në San Siro priten më së paku edhe dy përforcime të tjera.

E përditshmja italiane Tuttosport, ka zbuluar dy goditjet e rradhës që do t’i kryej Milani në merkato.

Objektivi i parë është mesfushori i Lille, Renato Sanches. Portugezi është i lidhur me një transferim në San Siro për një kohë të gjatë, ndërsa Rosonerët kanë arritur marrëveshje me Lille.

PSG nuk po arrin të shesë lojtarë për të krijuar vend për Sanches dhe portugezi sipas të gjitha gjasave do të transferohet në San Siro.

Objektivi i dytëështë qendërmbrojtësi i Tottenham, Japhet Tanganga. Rosonerët dëshirojnë huazimin e tij me opsion blerjeje, ndërsa Spurs kërkojnë huazim me obligim blerje. Klubet janë duke zhvilluar bisedimet dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here