Duke pasur parasysh dëmtimet e Pogba dhe McKennie ne mesfushe, Juve mund të kthehet së shpejti në merkato në kërkim të një përforcimi të ri në ate repart ku tashme duhet te fuqizohet pasi ne rast se mungesat do te jene me shume se 1 muaj do te humbisnin disa ndeshje.
Me largimet e mundshme të Arthurit dhe Rabiotit, në fakt, bardhezinjtë do ta gjenin veten pa titullaret për fillimin e sezonit të ri. Ideja e fundit, sipas Tuttosport, do të çonte te Ilkay Gundogan i Manchester Cityt, të cilit kontrata i skadon në pak më pak se një vit.
Problemi kryesor megjithatë është angazhimi i gjermanit, i barabartë me atë të një lojtari të nivelit të lartë dhe jo një alternativë e thjeshtë. Pra, Juventusi po i vjen zgjidhja nga Britania e Madhe për mesfushën, pas dëmtimeve të Pogba dhe Mckennie.
Manchester City është i interesuar në shkëmbimin e dy mesfushorëve. “Qytetarët” janë gati të ofrojnë Ilkay Gundogan, për të marrë në këmbim brazilianin Arthur. Braziliani i ka pelqyer Pep Guardiolas qe kur shkoi te Barcelona nga Gremio.
Ky i fundit shihet si i tepërt te Juventusi dhe për bardhezinjtë mund të jetë një lëvizje e mirë. Arthur nuk perfshihet me ne planet taktike te trajnerit Allegri dhe per kete arsye mund te sakrifikohet, kjo edhe sepse rroga e tij seshte aspak e vogel.