Rosonerët për shopping në Bergamo!
Milan ka siguruar dy goditje gjatë këtij afati kalimtar duke transferuar Divoc Origin dhe Charles De Ketelaere.
Por nuk mbaron me kaq dhe dyshja Maldini-Massara po punojnë për përforcimin e rradhës.
Pas dështimit për të transferuar Renato Sanches, Rosonerët kanë kthyer vëmendjen kah alternativa të tjera.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan zgjidhjen për vijën e mesfushës e ka gjetur te Atalanta.
Sipas Calcio Mercato, Rosonerët synojnë transferimin e yllit të Atalantës, Teun Koopmeiners. Mesfushori defanziv realizoi 4 gola sezonin e kaluar në 24 ndeshje të luajtura.
Atalanta kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë, ndërsa Milan do t’ia ofrojë Bergamaskëve kartonin e Saelemaekers për ta ulur shumën.