Topxhinjtë për shopping në San Siro.
Arsenali e ka nisur me fitore sezonin e ri në Premier League, duke mposhtur Crystal Palace në transfertë me rezultat 0-2.
Topxhinjtë ishin mjaftë aktiv në merkato duke transferuar dyshen e Cityt Jesus-Zinchenko, si dhe mesfushorin portugez Fabio Vieira.
Por Mikel Arteta dëshiron ende përforcime dhe ia ka kërkuar drejtusve të Arsenalit transferimin e mesfushorit të Milanit, Sandro Tonali, shkruan Calcio Mercato.
Sipas Calcio Mercato, Rosonerët ia kanë bërë me dije Topxhinjëve se duhet të ofrojnë më së paku 55 milionë euro për Tonalin, shifër të cilën klubi Londinez është i gatshëm ta paguaj.
Tonali ka kontratë me Milanin deri në vitin 2026, ndërsa Rosonerët e blenë nga Brescia për 17 milionë euro.