Dy palë luftojnë e treta fiton: Juventus ia rrëmben Milanit dhe Interit objektivin në merkato

Arrivabene mposht Marottan dhe Maldinin!

Juventus, Milan dhe Inter përveç duelit në fushë, duelojnë shpeshherë edhe në merkato.

Biankonerët kanë bërë një merkato të shkëlqyeshme duke siguruar shërbimet e Paul Pogba, Angel Di Maria, Gleison Bremer dhe Filip Kostic.

Zonja e Vjetër është shumë pranë transferimit të Memphis Depay, ndërsa sipas raportimeve të fundit Juventus synon tia rrëmbejë Milanit dhe Interit objektivin në merkato.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus është përfshirë në garë për mesfushorin e Tottenham, Japhet Tanganga.

Biankonerët madje kanë gati edhe ofertën për Spurs. Juventus është i gatshëm tia ofrojë Tottenham kartonin e Arthur në këmbim të Tanganga.

Biankonerët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Spurs dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here