Rosonerët për shopping në Bundesligë.
Milan ka arritur të sigurojë shërbimet e Divock Origit dhe Charles De Ketelaere gjatë këtij afati kalimtari dhe në San Siro pritet më së paku edhe një tjetër përforcim.
Rosonerët janë në kërkim të pasardhësit të Kessie, i cili u largua nga San Siro këtë verë.
E përditshmja italiane Corriere dello Sport, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Maldini e ka gjetur zgjidhjen për mesfushën te RB Leipzig.
Bëhet fjalë për Ilaix Moriba, i cili është rikthyer te Leipzig pas huazimit te Valencia. Moriba ishte mjaftë premtues gjatë kohës së tij te Barcelona, por pas largimit nga Camp Nou nuk ka arritur ta gjejë formën e duhur.
Te Milan besojnë se Moriba mund ta rigjejë formën në San Siro dhe synojnë huazimin e 19-vjeçarit me opsion blerjeje.