Punë e kryer, Inter siguron përforcimin e rradhës.
Inter e ka ulur ritmin e transferimeve gjatë dy javëve të fundit pas afrimit të Lukakut, Asllanit, Mkhitaryan dhe Onanas.
Neroaxurët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe një mbrojtësi për krahun e majtë, ndërsa sipas raportimeve të fundit Neroaxurët e kanë siguruar përforcimin e fundit për këtë afat kalimtar.
Calcio Mercato, shkruan se Inter ka arritur marrëveshje me Lazion për huazimin e Francesco Acerbit.
Lotito kërkonte që ta huazojë Acerbin me obligim blerjeje, por në fund marrëveshja është arritur që mos të ketë obligim blerjeje.
Inter do ta paguaj pagën e Acerbit prej 2.5 milionë eurove në sezon dhe marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti.