Lajm bombastik, Ziyech transferohet tek një tjetër gjigant italian.
Pas largimit të Abramovich nga Chelsea, në Stamford Bridge pritet një revolucion këtë verë.
Disa lojtarë pritet të largohen nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar dhe një ndër ta është edhe Hakim Ziyech.
Sulmuesi maroken nuk ka përmbushur pritshmëritë në Stamford Bridge dhe drejtuesit e Bluve janë të gatshëm ta shesin.
Ziyech është i lidhur me një transferim te Milani gjatë këtij afati kalimtar, por Calcio Mercato ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Chelsea ia ka ofruar kartonin e marokenit një tjetër gjiganti italian.
Chelsea ia ka ofruar kartonin e Ziyech Juventusit në formë huazimi. Biankonerët janë të interesuar për këtë operacion pas lëndimit të Di Maria.
Drejtuesit e klubeve do të zhvillojnë një takim për të diskutuar rreth kushteve. Mbetet ta shohim nëse Ziyech do ta vesh fanellën e Biankonerëve deri në fund të merkatos.