Punë e kryer, Milan siguron përforcimin e fundit për këtë afat kalimtar.
Milan mbrëmë triumfoi ndaj Bolognas në San Siro me rezultat 2-0 në xhiron e tretë të Serie A.
Skuadra e Piolit bëri një ndeshje shumë të mirë, ndërsa mediat italiane shkruajnë se përveç triumfit në fushë, Rosonerët kanë siguruar edhe një tjetër fitore në merkato.
Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio, shkruan se Milan ka arritur marrëveshje me Schalken për transferimin e Malick Thiaw.
Rosonerët do të paguajnë 5 milionë euro për kartonin e qendërmbrojtësit 21-vjeç, ndërsa Thiaw do të zbarkojë nesër në Milano për të kryer testet mjekësore.