Oferta joshëse ka arritur, Hakan Calhanoglu largohet nga Meazza.
Inter mbrëmë triumfoi ndaj Cremonses me rezultat 3-1 para derbit me Milanin të shtunën.
Hakan Calhanoglu ishte mbrëmë protagonist duke asistuar për Barellan te goli i dytë i Interit.
Edhe përkundër paraqitjeve të mira, te Interi nuk është asnjë futbollist i paprekshëm dhe Calhanoglu nuk i shpëton rregullave të tregut.
Calcio Mercato, shkruan se Newcastle do të tentojë transferimin e Calhanoglut në fund të afatit kalimtar.
Për ta bindur Interin, klubi anglez është i gatshëm të ofrojë 35 milionë euro për mesfushorin turk, ofertë kjo mjaftë tunduese.
Merkato në Angli mbyllet ditën e nesërme dhe mbetet ta shohim nëse ky operacion do të realizohet.