Milan është nikoqir i Interit në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.
Do të jetë kjo hera e parë që dy skuadrat përballen në sezonin e ri në Derby della Madonnina.
Rosonerët kanë arkëtuar 8 pikë nga katër ndeshjet e para, me dy fitore dhe dy barazime.
Neroaxurët nga ana tjetër kanë arkëtuar 9 pikë me tre fitore dhe një barazim nga katër ndeshjet e para.
Stefano Pioli pritet të hedh në fushë formacionin 4-2-3-1, ku Rafael Leao, De Ketelaere dhe Junior Messias do të jenë mbështetës të Olivier Giroud në sulm.
Inzaghi nga ana tjetër pritet të luaj me skemën 3-5-2, me Dzekon në sulm si zëvendësues i Lukakut.
Formacionet e mundshme:
Milan: Maignan; Hernandez, Tomori, Kalulu, Calabria; Tonali, Bennacer; Leao, De Ketelaere, Messias; Giroud
Inter: Handanovic; Bastoni, de Vrij, Skriniar; Gosens, Barella, Brozovic Calhanoglu, Dumfries; Dzeko, Martinez