Shkëlqeu ndaj Interit: Mendes me kërkesa të mëdha për rinovimin e Leao-s

Në muajt e fundit te Milani kanë punuar për rinovimin e Leao-s, por nuk ka pasur aspak progres.

Agjenti i Leao-s, Jorge Mendes ka parashtruar kërkesa të mëdha ekonomike pas derbit me Interin.

Rafael Leao ishte protagonisti kryesorë në Derby della Madonnina, duke realizuar 2 gola dhe 1 asist.

Portugezi është në shënjestrën e gjigantëve europian, ndërsa kontrata aktuale me Milanin i skadon në vitin 2024.

Tuttosport, shkruan se Jorge Mendes ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Milanit dhe ia ka bërë të qartë Rosonerëve se për të rinovuar kontratën e Leaos duhet pagë prej 7 milionë eurove në sezon.

Te Milani kanë politikë strikte sa i përket pagave dhe mbetet ta shohim nëse Rosonerët do të bëjnë përjashtim për Leaon.

Në rast se nuk arrihet marrëveshja, Milan do ta nxjerr në shitje Leaon verën e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here