Lajm bombastik nga Italia, Franck Kessie rikthehet në Serie A.
Mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie mund të rikthehet në Itali, sipas raportimeve të fundit.
Kessie iu bashkua Blaugranëve me parametra zero, pas pesë sezoneve me fanellën e Milanit.
Por 25-vjeçari nuk a ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij te Barcelona dhe në sezonin e ri ka luajtur vetëm 37 minuta.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon të përfitojë nga kjo situatë dhe në janar Biankonerët synojnë transferimin e ivorianit.
Biankonerët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Blaugranët dhe besojnë se mund të arrijnë marrëveshje për 20-25 milionë euro.