Humbja ndaj Udineses i kushton Inzaghit stolin.
Inter sot u mposht me rezultat 3-1 në transfertën me Udinesen.
Neroaxurët zhgënjyen përsëri me paraqitjen e tyre, ndërsa mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik.
Pas debaklit me Udinesen, drejtuesit e Interit kanë vendosur që ta shkarkojnë Inzaghin.
Sipas mediave italiane, drejtimin e Interit do ta merr ish futbollisti i tyre Dejan Stankovic.
Stankovic ka luajtur për Interin nga viti 2004 deri në vitin 2013.
Ai gjithashtu ishte pjesë e skuadrës së artë të Interit që fitoi tripletën në vitin 2010.