Ismael Bennacer bën gati valixhet, Maldini ka gjetur zëvendësuesin në Premier League.
Mesfushori algjerian, Ismael Bennacer pritet të largohet nga Milani në fund të sezonit, pasiqë kontrata i skadon në vitin 2024.
Vera e ardhshme do të jetë mundësia e fundit për Rosonerët që të përfitojnë para nga shitja e Bennacer dhe drejtuesit janë të gatshëm ta lënë të lirë.
Liverpooli është skuadra favorite për transferimin e Bennacer, ndërsa Milan pritet të arkëtojë më së paku 40 milionë euro nga shitja e tij.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Maldini ka gjetur zëvendësuesin e Bennacer te Chelsea.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Bluve të Londrës, Jorginho kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.
Jorginho është i lidhur me një rikthim në Serie A dhe në garë për të është përfshirë edhe Milani.