Juventus dhe Barcelona kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e janarit.
Juventus dhe Barcelona njihen për marrëdhëniet e tyre të mira pas shkëmbimit mes Arthur Melos dhe Miralem Pjanic.
Calcio Mercato, shkruan se Biankonerët dhe Blaugranët kanë gati bashkëpunimin e rradhës për merkaton e janarit.
Sipas Calcio Mercato, Agnelli dhe Laporta kanë nisur bisedimet për një shkëmbim mes Angel Di Marias dhe Sergi Robertos.
Di Maria ishte i lidhur me një transferim te Barcelona, por në fund iu bashkua Juventusit.
Argjentinasi nuk po bind te Zonja e Vjetër dhe Agnelli është i gatshëm ta lërë të lirë në këmbim të Sergi Robertos.
Roberto nuk bën pjesë në planet e Xavit dhe ky operacion mes klubeve pritet të realizohet me sukses.