Inter ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.
Inter nuk e ka nisur mirë sezonin e ri dhe Neroaxurët renditen në pozitën e 9-të në Serie A pas tetë xhirove të luajtura.
Inzaghi ka kërkuar përforcime të reja në merkaton e janarit dhe mediat kanë zbuluar objektivin kryesorë të Interit.
Inter synon afrimin e një mesfushori dhe sipas raportimeve të fundit Neroaxurët do të hidhen në sulm për transferimin e Danny van de Beek.
Mesfushori holandez nuk bën pjesë në planet e Ten Hag dhe drejtuesit e United janë të gatshëm ta lënë të lirë.
Vlera e Van de Beek në treg është 20 milionë euro, shifër të cilën Neroaxurët janë të gatshëm ta paguajn.