Marrëveshja është arritur: Milan siguron përforcimin e parë për merkaton e janarit

Punë e kryer, Milan siguron super përforcimin e parë për merkaton e janarit.

Milan u mposht të mërkurën në Champions League nga Chelsea me rezultat 3-0 dhe drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime në merkaton e janarit.

Pika më e dobët e skuadrës konsiderohet krahu i djathtë i sulmit dhe pas lëndimit të Saelemakers, Rosonerët kanë nisur menjëherë kërkimin e një sulmuesi.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e Real Betis, Luiz Henrique.

Henrique realizoi ndaj Romës duke i dhuruar Betisit fitoren, ndërsa këtë sezon ka luajtur 8 ndeshje ku ka realizuar 2 gola dhe 2 asistime.

Braziliani ka kontratë me Betisin deri në vitin 2028, ndërsa vlera e tij në treg është 15 milionë euro.

Rosonerët janë të gatshëm ta paguajnë këtë shifër dhe në janar Henrique pritet ta vesh fanellën e Milanit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here