Gati shkëmbimi i dekadës, Achraf Hakimi rikthehet në Itali!
Mbrojtësi maroken, Achraf Hakimi la gjurmë në Serie A duke fituar titullin me Interin, por problemet ekonomike detyruan Neroaxurët që ta shesin marokenin.
Por sipas raportimeve të fundit, Hakimi mund të rikthehet në Serie A falë një super shkëmbimi.
Ditët e fundit mediat sportive kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se PSG është skuadra e fundit që dëshiron shërbimet e Rafael Leaos.
Leao e ka nisur sezonin e ri me 4 gola dhe 7 asistime në 11 ndeshje të luajtura, duke çmendur kështu gjigantët europian.
Portugezi është objektivi kryesorë i Parisienëve për verën e ardhshme dhe Khelaifi ka gati ofertën joshëse për Milanin.
PSG do t’ia ofrojë Milanit kartonin e Hakimit dhe 60 milionë euro në këmbim të Leaos.
Leaos i skadon kontrata me Milanin në vitin 2024 dhe Rosonerët vështirë se do ta refuzojnë ofertën e PSG.