Bomba e janarit: Divock Origi transferohet te rivalët e Milanit

Bomba e janarit, Divock Origi largohet nga Milani, por jo nga Serie A.

Sulmuesi belg, Divock Origi erdhi si përforcim i madh te Milani gjatë verës së kaluar me parametra zero, por 27-vjeçari nuk ka arritur të përshtatet në San Siro.

Origi ka luajtur vetëm 114 minuta me Milanin dhe nuk ka arritur ta realizojë asnjë gol.

Drejtuesit e Milanit e konsiderojnë afrimin e Origit si një dështim dhe janë të gatshëm ta lënë të lirë në janar.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Origi në janar do të huazohet te Lazio.

Sarri beson se mund ta rikthejë belgun në formën e duhur dhe ia ka kërkuar Lotitos afrimin e tij.

Bisedimet pritet të fillojnë pas Botërorit dhe Origi në janar sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën e Lazios.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here