Rafael Leao gjithnjë e më pranë largimit nga Milani.
Rafael Leao është njëri nga lojtarët më të përfolur pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Milanin.
Leao e fitoi titullin në Serie A duke u shpallur futbollisti i sezonit, ndërsa këtë sezon ka realizuar 4 gola dhe 8 asistime në 13 ndeshje të luajtura.
Chelsea tentoi transferimin e Leaos verën e kaluar duke ofruar 120 milionë euro, por Rosonerët nuk lejuan largimin e tij.
Por situata ka ndryshuar, pasiqë Milan nuk po arrin dot marrëveshje me Leaon për rinovimin e kontratës.
Mediat italiane kanë zbuluar kërkesat e fundit të Leao-s për të rinovuar kontratën me Rosonerët.
Për të rinovuar kontratën Leao i ka parashtruar Milanit tre opsione:
- Pagë prej 7 milionë eurove në sezon dhe Milan do të duhet të paguaj dënimin prej 20 milionë eurove Sporting Lisbonës për prishjen e kontratës për tu transferuar te Lille.
- Pagë prej 12 milionë eurove në sezon, në rast se Milan nuk pranon ta paguaj dënimin prej 20 milionë eurove.
- Kërkesa e tretë është që klauzola e tij të jetë 120 milionë euro dhe jo 150 milionë euro.