Bomba e janarit: Kessie rikthehet në Serie A për 20 milionë euro

Lajm bombastik nga Spanja, Franck Kessie rikthehet në Serie A.

Mesfushori i Barcelonës,  Franck Kessie pritet të largohet nga Camp Nou në merkaton e janarit.

Kessie iu bashkua Blaugranëve me parametra zero, pas pesë sezoneve me fanellën e Milanit.

Por 25-vjeçari nuk a ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij te Barcelona dhe në sezonin e ri ka luajtur vetëm 272′ minuta, duke realizuar 1 gol.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Barcelona i ka vendosur një çmim prej 20 milionë eurove Franck Kessie.

Juventus dhe Roma janë dy gjigantët italian që do të duelojnë për kartonin e Kessie në merkaton e janarit.

Biankonerët konsiderohen si favorit për të siguruar shërbimet e ivorianit, pasiqë kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Barcelonën.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here