Khelaifi hap thesin, PSG transferon yllin e Milanit në merkaton e janarit.
PSG e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin e ri nën drejtimin e Christofe Galtier, por strategu francez ka kërkuar përforcime për merkaton e janarit.
Galtier ia ka kërkuar Khelaifit afrimin e një mbrojtësi cilësor, ndërsa gjatë verës PSG tentoi transferimin e Skriniar, por në fund sllovaku vendosi të qëndroj në Milano.
Në garë për Skriniar janë përfshirë Real Madridi dhe Barcelona, ndërsa sllovaku preferon gjigantët spanjoll para PSG.
Portali i njohur spanjoll todofichajes.com, shkruan se PSG ka kthyer vëmendjen kah mbrojtësi i Milanit, Pierre Kalulu.
Francezi po shkëlqen me fanellën e Rosonerëve dhe sezonin e kaluar u kurorëzua me titullin kampion.
Galtier e pëlqen shumë 22-vjeçarin dhe e ka piketuar atë si përforcimin ideal për skuadrën e tij.
Kalulu ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024, ndërsa paga e tij aktuale është vetëm 500.000 euro në sezon.
Për të siguruar shërbimet e Kalulu-s, PSG është e gatshme të ofrojë 60 milionë euro, shifër të cilën Milani vështirë se do ta refuzojë, pasiqë Rosonerët e transferuan francezin për vetëm 1 milionë euro.