Shkëmbim spektakolar: Kessie bëhet Neroaxur, ndërsa ylli i Interit te Barcelona

Shkëmbim spektakolar, Kessie rikthehet në Milano.

Mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit.

Kessie iu bashkua Blaugranëve me parametra zero, pas pesë sezoneve me fanellën e Milanit.

Por 25-vjeçari nuk a ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij te Barcelona dhe në sezonin e ri ka luajtur vetëm 328′ minuta, duke realizuar 1 gol.

Zërat për rikthimin e tij në Serie A, sa vijnë e shtohen, ndërsa Calcio Mercato ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Kessie mund të rikthehet në Itali falë një super shkëmbimi.

Interesim për Kessie kanë shfaqur Juventus, Roma dhe Inter, ndërsa Barcelona ka ofertën joshëse për Neroaxurët.

Barcelona është e gatshme tia ofrojë Interit kartonin e Kessie dhe 20 milionë euro në këmbim të Alessandro Bastonit.

Bastonit i skadon kontrata në vitin 2024 dhe në verë Neroaxurët do ta kenë mundësinë e fundit për të përfituar para nga shitja e tij.

Mbetet ta shohim nëse Inter do ta pranojë ofertën e Barcelonës apo do ta shesë Bastonin tek ndonjë tjetër skuadër verën e ardhshme për 60 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here