Dyshja largohet për 75 milionë euro: Në vend të tyre Inter transferon 5 yje

Inter-i po përgatitet për përballjen me Juventus-in të dielën në mbrëmje në Allianz Stadium.

Ndeshje për të mos u humbur për zikaltërit, të cilët për shkak të diferencës në renditje nga Napoli kryesues, nuk mund të gabojnë më për të mbajtur gjallë shpresat për titullin.

Simone Inzaghi do ta ketë në dispozicion nga minuta e parë Dumfries pas qëndrimit në stol në Champions League kundër Bayern Munich, ndërsa në sulm Correa duhet t’i lërë vendin Dzeko-s në krah të Lautaro Martinez. ‘Tucu’ nuk bindi në Europë dhe në përgjithësi këtë sezon po vazhdon të ketë një paraqitje jo shumë të kënaqshme.

Ish-lojtari i Lazio-s është mes atyre që pritet të shiten verën e ardhshme dhe aktualisht rëndon rreth 18 milionë euro në buxhet. Nga 25 milionë euro e sipër drejtuesit zikaltër do t’i jepnin dritën jeshile shitjes, duke preferuar konfirmimin e Dzeko-s në sulm pas dyshes titullare Lautaro-Lukaku.

Dumfries do të sakrifikohej gjithashtu në rast të një oferte të rëndësishme ekonomike, me Marotta-n që shpreson të mbledhë nga 40 deri në 50 milionë euro për holandezin.

Një thesar prej mbi 70 milionësh mes Dumfries dhe Correa, i cili do t’i shërbente presidentit Zhang për t’i dhënë oksigjen arkave të klubit dhe për të kompletuar skuadrën në dispozicion të Inzagh-it.

Për mbrojtjen – me konfirmimet e mundshme të kapitenit Skriniar dhe de Vrij – pëlqehen Kiwior dhe Scalvini, profilet e reja që janë monitoruar prej muajsh nga personat e merkatos së ziakltërve.

Për të zëvendësuar Dumfries në të djathtë, pëlqehet Odriozola, i cili po largohet nga Real Madrid dhe për të cilin interesohen edhe rivalët e Juventus-it.

Një tjetër duel me ‘Zonjën e Vjetër’ mund të duket në krahun e majtë për Grimaldo, kontrata e të cilit me Benfica-n skadon në qershor dhe që ende nuk e ka rinovuar kontratën. Për mesfushën, objektivi i drejtori sportiv Ausilio mbetet ai i Frattesi-t, i destinuar që në verë të largohet nga Sassuolo për të bërë hapin e madh.

Së fundi, për sulmin, mes emrave të ndryshëm që po shqyrtohen nga drejtuesit e Inter-it është edhe kandidatura e Ferran Jutgla, ylli i surprizës Bruges pas transferimit në Belgjikë nga Barcelona verën e kaluar.

Marotta dhe Ausilio, pa synuar shpenzime të çmendura dhe në përputhje me direktivat e klubit, tashmë kanë filluar punën dhe jo vetëm për rinovimet e emrave të mëdhenj të ekipit të Inzaghi-t.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here