Lajm bombastik: Juventus ka trajner të ri

Lajm bombastik nga Spanja, Juventus ka trajner të ri.

Juventus ka arritur të gjejë formën e duhur në Serie A duke marrë katër fitore rradhazi, duke përfshirë këtu edhe fitoren në derbi ndaj Interit.

Edhe përkundër rezultateve pozitive në javët e fundit, drejtuesit e Juventusit kanë vendosur që ta shkarkojnë Massimiliano Allegrin.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus është pranë arritjes së marrëveshjes me trajnerin spanjoll, Luis Enrique.

Biankonerët i kanë ofruar strategut spanjoll pagë prej 10 milionë eurove në sezon dhe spanjolli është i gatshëm të rikthehet në Serie A.

Enrique e drejtoi Romën gjatë sezonit 2011/12, ndërsa aktualisht është trajner i kombëtares së Spanjës.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here