Bombë: Rabiot largohet nga Juventusi, por jo nga Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Rabiot largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.

Mesfushori francez, Adrien Rabiot po shkëlqen me fanellën e Juventusit këtë sezon duke realizuar 5 gola në 14 ndeshje.

Francezi e ka gjetur formën e duhur, ndërsa kontrata me Biankonerët i skadon në fund të sezonit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter dhe Milan synojnë transferimin e Rabiot verën e ardhshme.

Francezi do të jetë futbollist i lirë dhe për momentin nuk është në bisedime për rinovimin e kontratës me Juventusin.

Inter dhe Milan synojnë të përfitojnë nga kjo mundësi dhe pritet të nisin bisedimet me agjentin e tij pas Botërorit në Katar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here